3.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Serbët bllokojnë rrugën drejt Leposaviqit, edhe këtë herë kundërshtojnë diçka

- Advertisement -

Serbë të shumtë janë mbledhur sot në fshatin Dren, që çon drejt Leposaviqit.

Të njëjtit thuhet se janë mbledhur aty për të bllokuar qarkullimin duke kundërshtuar kështu ndërtimin e një baze të re kufitare.

Serbët raportohet se po qëndrojnë aty që nga mëngjesi i djeshëm, sepse nuk pajtohen me makineritë e rënda që janë dërguar aty për të zhvilluar punimet për ndërtimin e bazës së policisë kufitare të Kosovës.

Po ashtu ata kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur vetëm me ndërprerjen e punimeve.

“Nuk mjafton që makineritë janë fikur dhe puna është ndalur. Ne duam që makineritë dhe pjesëtarët e Njësive Speciale të policisë të tërhiqen, që vendimi të anulohet dhe të na lënë të jetojmë të qetë siç kemi bërë, e kemi jetuar deri tani”, tha njëri nga serbët për KosovoOnline.

Situata në përgjithësi raportohet të jetë e qetë, ndërsa punimet janë ndërprerë deri në vendin e radhës nga autoritetet e Kosovës

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit