9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Senegali në finale të Kupës së Afrikës

- Advertisement -

Senegali është bërë finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës, pas fitores në gjysmëfinale ndaj Egjiptit.

Senegali fitoi me rezultatin 1:0 kurse golin që e vendosi sfidën e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Grand Stade De Tangier” në Marok, e realizoi Sadio Mane.

Mane shënoi në minutën e 78-të dhe Senegali e eliminoi Egjiptin e sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Për Manen, që dikur ishte bashkëlojtar me egjiptianin Salah te Liverpooli, ishte goli i 52-të me Senegalin në 123 paraqitje. 11 gola i ka në Kupën e Kombeve të Afrikës në total.

Senegali e kishte mposhtur Egjiptin edhe në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2021. Kishte fituar pas ekzekutimit të penalltive.

Për Senegalin ai ishte trofeu i parë i fituar në këtë garë, ndërsa Egjipti tani pas eliminimit në gjysmëfinale, mbetet me shtatë trofe.

Në finalen e së dielës, Senegali luan me fituesin e ndeshjes Nigeria – Maroku. Ky ballafaqim nis në orën 21:00.

Të ngjashme

Të fundit