10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Senati amerikan voton kundër rezolutës për shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi

- Advertisement -

Senati i SHBA-së u bë pengesë e një përpjekjeje për të ndaluar shitjen prej 23 miliardë dollarësh të avionëve luftarakë F-16 dhe kompleteve të modernizimit në Turqi, të cilat administrata e Presidentit Joe Biden i miratoi pasi Turqia miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën e NATO-s.

Në Senat u votua kundër një rezolute të mosmiratimit të shitjes të paraqitur nga senatori republikan Rand Paul, shkruan Reuters.

Para votimit, Paul kritikoi qeverinë e Turqisë dhe tha se lejimi i shitjes do të inkurajonte “sjelljen e keqe” të saj. Mbështetësit e shitjes së avionëve thanë se ishte e rëndësishme që Uashingtoni të mbante fjalën ndaj një aleati të NATO-s.

Administrata Biden informoi zyrtarisht Kongresin më 26 janar për qëllimin e saj për të vazhduar me shitjen e 40 Lockheed Martin  dhe gati 80 komplete modernizimi për Turqinë, një ditë pasi Ankaraja përfundoi plotësisht ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Shitja ishte shtyrë për muaj të tërë për çështje që përfshinin refuzimin e Turqisë për të miratuar pranimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Turqia kërkoi për herë të parë të bënte blerjen në tetor 2021.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit