-1.9 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Senad Jarovic, “Ylli i Javës” në Superligë

- Advertisement -

Senad Jaroviç është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollisti i Gjilanit e fitoi me plot meritë çmimin “Ylli i Javës” pas dygolëshit që e shënoi në përmbysjen e madhe ndaj Ballkanit, në fitoren e gjilanasve me rezultat 2:1.

Pasi mori këtë çmim, Jarovic u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:

“Jam shumë i lumtur për shpërblimin personal, por në radhë të parë për ekipin, sepse kemi pasur një javë të vështirë. E nisëm mirë. Patëm pak fat dhe menduam se do të shkonte gjithçka mirë. Humbëm kupën dhe pastaj ishte edhe më e rëndësishme të fitonim kundër Ballkanit. Tani kemi dy fitore në kampionat dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu.

Dua të falënderoj ekipin sepse bëmë një punë shumë të mirë. Qëndruam të bashkuar gjithë ekipi. Gjithashtu falënderime për trajnerët, të cilët na mbajtën pozitivë, sepse në këto situata nuk është gjithmonë e lehtë të rikthehesh më i fortë. Sidomos kundër Ballkanit, kampionit aktual. Mendoj se tani jemi në rrugën e duhur dhe duam të vazhdojmë me rezultate pozitive në kampionat.

Tani kemi atmosferë shumë të mirë në ekip dhe do të arrijmë rezultate të mira. Unë besoj në ekip. Siç e dini, ne kemi një ekip të mirë. Kemi shumë lojtarë të rinj që janë bashkuar gjatë verës. Pra, fakti që kemi një ekip të mirë është i qartë, por tani kemi edhe kiminë gjithnjë e më të mirë mes nesh. Patëm një fazë të mirë përgatitore dhe, ashtu siç e nisëm, do të vazhdojmë me fitore, shpresoj.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit