Sot një aeroplan i “Enter Air” bëri ulje emergjente menjëherë pas ngritjes.
Aeroplani duhej të kishte zbritur në Kosovë, por u kthye menjëherë në Luzern të Zvicrës.
“Boeing 737-800” i kompanisë “Enter Air” ishte gati për ngritje në orën 12:00 të ditës së sotme dhe u nis drejt Prishtinës.
Por, në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës pas një orë e gjysmë, siç ishte planifikuar, avioni bëri një kthesë pranë Luzernit në Wilisau/Sursee dhe u kthye në Basel.
Atje, avioni bëri një ulje emergjente në Euro Aeroport.
Euro Aeroport Basel-Mulhouse ka konfirmuar rastin për gazetën zvicerane 20 minuten. Arsyeja ishte urgjenca mjekësore e një pasagjeri, që e detyroi pilotin të kthehej prapa.
“Kthimi u bë sepse një prej pasagjerëve papritmas pati probleme shëndetësore që nuk i lejuan të vazhdonin fluturimin e tyre”, thanë nga departamenti i komunikimeve të aeroportit.
Megjithatë, fluturimi u realizua sërish në orën 12:25. Euro Aeroport shkruan për vonesën e fluturimin dhe se arritja për në Prishtinë do të bëhet pak me vonesë.
Në përpjekjen e dytë, aeroplani arriti në destinacionin e saj në orën 14:22, pothuajse dy orë pas nisjes./Express/