0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Sëmundjet që mund të shkaktohen nga ringrohja e vajit

- Advertisement -

A përdorni të njëjtin vaj më shumë se një herë kur gatuani? Nëse po, kjo është një praktikë shumë e pashëndetshme, megjithëse çmimi i tij është trefishuar thuajse.

Substancat toksike

Kur vaji i përdorur rinxehet, çlirohen përqendrime më të larta të kimikateve të ndryshme toksike, si aldehidet, të cilat shoqërohen me shumë probleme shëndetësore. Ato lidhen kryesisht me sëmundjet e zemrës dhe problemet si Demenca, Alzheimeri dhe sëmundja e Parkinsonit. Një substancë tjetër që lirohet kur vaji ringrohet është 4-Hydroxynonenal ose HNE, i cili konsiderohet mjaft toksik dhe mund të ndërhyjë në funksionet e ADN-së, ARN-së dhe proteinave.

Yndyrnat trans

Kur vajrat përpunohen në temperatura të larta, disa yndyrna shndërrohen në yndyrna trans dhe kur ky vaj ringrohet, lirohen sasi edhe më të mëdha të yndyrave trans, të cilat janë jashtëzakonisht të këqija për shëndetin e përgjithshëm. Ato mund të çojnë në probleme të tilla si goditje në tru, obezitet, dhimbje gjoksi, sëmundje të tretjes e madje edhe në zemër, sepse konsumimi i yndyrave trans rrit nivelin e kolesterolit LDL në trup.

Kancerogjenet

Ngrohja e vajit rrit përmbajtjen e substancave të dëmshme si hidrokarburet aromatike policiklike (PAH) dhe aldehidet, të cilat shoqërohen me një rrezik në rritje të kancerit dhe sëmundjeve inflamatore.

Për shkak të shumë problemeve që mund të sjellë, ekspertët këshillojnë që të përdorni gjithmonë vaj të freskët kur gatuani dhe shmangni ripërdorimin ose ringrohjen e vajit të parangrohur.

Të ngjashme

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Prindërit në Korenë e Veriut, që i lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollyëood-it do të burgosen, sipas mediave të huaja. Këto masa ekstreme vijnë në vazhdën e politikës strikte të vendit diktatorial ndaj prodhimeve filmike apo mediatike që vijnë nga jashtë. Edhe pse në të shkuarën, prindërit mund t’ia hidhnin në këto raste me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre shihnin filma të huaj, tashmë masat janë rreptësuar. Pyongyang i ka përshkallëzuar përpjekjet për të ndaluar çdo lloj filmi të huaj nga vendi i Azisë Lindore. Më konkretisht, ata do të dërgohen në kampe pune për gjashtë muaj. Kurse, fëmijët e tyre do duhet të shërbejnë për pesë vite. Po ashtu, raportohet se qytetarët që do të kapen duke folur, kërcyer apo duke kënduar si koreano-jugorët, do të shërbejnë gjithashtu gjashtë muaj, ndërsa prindërit e tyre do të kenë një fat të ngjashëm. Mediat e huaja, veçanërisht çdo gjë që konsiderohet si “perëndimore”, është rreptësisht e ndaluar në Korenë e Veriut, vendin diktatorial që i “shpëlan” trurin qytetarëve të saj për të siguruar mbështetje për regjimin në pushtet. Kampet e punës së detyruar të Koresë së Veriut janë vende jashtëzakonisht të zymta, ku të burgosurit duhet të kryejnë punë rraskapitëse dhe nganjëherë të rrezikshme me mjete primitive në ferma dhe miniera. Ushqimi është me racione, duke i lënë shumicën e të burgosurve në prag të urisë.
122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit