Skena të tilla nuk kanë qenë të rralla gjatë këtij viti.
Pakënaqësi me koeficientë të dalë nga ligji i pagave, mos-pagesa të kujdestarive e shkaqe të ngjashme, kanë nxjerrë në rrugë disa herë gjatë 2023-tës mantelbardhët.
Sektori që udhëhiqet tash e një vit, për herë të dytë nga ministri Arben Vitia, pati jo pak telashe gjatë vitit të shkuar, por vet Vitia, nuk u pa shumë në publik.
Sherbimi Spitalor Klinik Universitarë i Kosovës, për disa muaj u drejtua nga një ushtrues detyre gjatë vitit 2023, sikur ndodhi edhe në disa spitale rajonale.
Disa prej udhëheqësve dhanë dorëheqje për arsye personale, ose fillimisht të raportuara si të tilla.
Spitali i Mitrovicës Jugorë, ishte një nga spitalet që ndërroi tre udhëheqës brenda 2023.
“Ne pamundësi të ushtrimit te funksionit ne mënyre të pavarur, që në kuader te kompetencave ligjore i ka drejtori mjekesor, per shkak te rrëthanave të krijuara jap doreheqje. Per shkak të presionit të madh nga strukturat menagjuese te SHSKUK se dhe MSH, që nuk kanë referenca profesionale, kemi qenë të shtyer për një vëndim te tille”, ka deklaruar Fatbardh Rexha- Ish-drejtori Shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës Jugore.
Si në Mitrovicë, dorëheqje pati edhe në spitalin e të tjera.
Ndonëse nga ministria nuk pranuan të flasin për to, a, dikush tjetër këto lëvizje i pa si ngecje në punën që u bë në hapsirat spitalore.
“Kemi pas ndërrim të drejtoreve në SHSKUK-ë, kemi pas ushtrues detyreve për një vit, tashmë e kemi një drejtor të ri por nuk është arrit ndonjë sukses poashtu dorëheqje e shkarkime të tjera qoftë në Spitalin e Mitrovicës, qoft në Spitalin e Pejës e poashtu të Gjakovës. Ne e dim se ku ka munges të menaxherëve, krijohen paknaqësi e grupe brenda instiucioneve e poashtu ndikojnë në punën ndaj qytetarëve”, ka thënë Bujar Vitija – Gazetar i Shëndetësisë.
Drit në fund të tunelit nuk u pa as dy ligjet që janë temë e diskutimit tash e disa vite, ai për sigurime shëndetësore e poashtu ligji për shëndetsinë.
Në një përgjigjje për televizionin, Minsitria e Shëndetësisë, thotë se këto dy ligje janë bartur për vititn 2024.
“Dy projektligjet janë finalizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Për shkak afatit të shkurtër dhe procedurave deri në miratim në Kuvend këto dy projektligje do te barten në programin legjislativ 2024.Projektligji për Sigurim Shëndetësor është duke u zbatuar në pjesët që ndërlidhen me funksionalizmin e kapaciteteve administrative dhe mekanizmave të nevojshëm në fondin e sigurimet shëndetësor. Aspektet tjera pritet të adresohen në projektligjin e ri.Projektligji aktual ka arritur që të adresoj aspektet të cilat nuk kane qenë të rregulluar me ligjin aktual me theks harmonizimi me ligjet ne sektorët tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e projektligjit për sigurim shëndetësor”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Shëndetësisë.
Ketë po e quanë dështim total, ish-ministri I shëndetsisë nga radhet e LDK-së, Armend Zemaj.
“Lista esenciale e banrave, njërzit I kanë future duart pa mëshirshëm për interesa të tyre, njërzit kanë ndrru pozita dhe kanë bërë favore personale. Investimet kapitale më një përqindje skandaloze të arritshmeris ose progresit këtë vit, më pak se 10% kemi në fund vitit. Është një dështim total dhe kjo është aq e rend për pacientin dhe mantelbardhët”, ka deklaruar Armend Zemaj.
Ndonëse jo për këto ligje, Minsistria e Shëndetsisë, mburrët më disa projekte të tjera që I kanë bërë gjatë këtij viti.
Në përgjigjjen e dërguar për Dukagjini, kanë përmendur 1.2 milionë euro investime në QKUK në kuadër të projektit për implementimin e masave të efiçencës energjetike, se kanë siguruar akseleratorët ieri në vlerë prej 1.4 milion eurove në Klinikën e Onkologjisë, pajisje në vlerë prej 1.7 milion euro për klinikën e Neurokirurgjisë, funksionalizimi i MRI në Spitalin e Pejës dhe në Klinikën e Pediatrisë e poashtu se kanë përditësuar Lista e Barnave Esenciale me vlerë 60 milion euro.
Megjithatë, në përgjithësi situata pak dallon nga vitet e kaluara, duke lënë shumë punonjës të këtij sektori të zgjenjyer, që nuk kanë hezituar të shikojnë alternativa punësimi në shtete perëndimor.