26.3 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Sëmundja e kafshëve: Kosova “lufton” me Serbinë, ia ndalon delet

- Advertisement -

Një dele në një fermë në Marec të Prishtinës u izolua pasi dyshohet se nëpërmjet një insekti iu bart sëmundja e njohur si “gjuha e kaltër”.

Një mushkonjë e ngjashme si kjo e Marecit, u paraqit edhe në fshatin Brus të Lipjanit, ku edhe atje preku një kafshë si kjo, raporton Klan Kosova.

E duke qenë se sëmundja është e pranishme edhe në Serbi, gjatë të mërkurës Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mori vendim për ndalimin e importit të këtyre kafshëve nga i gjithë territori i Serbisë.

Kjo për shkak edhe të pranisë së murtajës afrikane të derrit atje.

Gjuha e Kaltër ka marrë këtë emër për shkak se është njëra nga shenjat e sëmundjes.

Raste të tilla në Kosovë shfaqen që nga viti 2015-ta.

Të ngjashme

Të fundit