Bordi i Shoqatës së Trajnerëve, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, organizon seminar njëditor për trajnerët e grupmoshave të reja me temën: “Ndryshimet e fundit në formatet e lojës”.
Ky seminar mbahet të premten, më 8 gusht, nga ora 9:45 deri në 12:00, në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.
Ky seminar është një mundësi e vlefshme për të gjithë trajnerët të cilët nuk kanë qenë të pranishëm në takimet rajonale që janë zhvilluar në të gjitha regjionet e Kosovës. Gjatë seminarit do të trajtohen ndryshimet e fundit në strukturat dhe formatet e lojës për grupmoshat e reja, me theks të veçantë në qasjet bashkëkohore për zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Orët mësimore të këtij seminari do të njihen si mësim i vazhdueshëm (CPD) nga Departamenti i Edukimit i FFK-së, në përputhje me Konventën e Trajnerëve për vazhdimin e licencave.
Trajnerët e interesuar duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen përmes njërës nga adresat elektronike më poshtë