Këngëtarja Semi Jaupaj, mori vëmendje sa ishte pjesë e spektaklit të famshëm “ Big Brother VIP”.
Ajo u komentua shumë për veprimet dhe qëndrimet e saj brenda shtëpisë së famshme, shkruan “Kosovarja”.
Artistja është mjaft aktive tani në rrjetet sociale ku poston imazhe të ndryshme.
Së fundi, duke qenë se në media ka marrë vëmendje ngritja e çmimit të naftës dhe për popullin është mjaft problematike ky ndryshim, të shumta kanë qenë reagimet edhe nga artistët.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Semi, ajo ka postuar disa fotografi duke pozuar në veturë ku ka treguar se si po e zgjedh problemin e këtij fenomeni.
“Nafta shumë e shtrenjtë ndaj zgjedh të jem pasagjere”, ka qenë mbishkrimi i saj e cila duket se kështu po e zgjedh problemin e naftës.