Policia e Rajonit të Prishtinës, përmes Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontroll të shtuar në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, është duke u zbatuar plani “Semafori” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të Prishtinës. Vetëm sot, nga ora 09:00 deri në 14:00, janë shqiptuar 62 gjoba për shkelje të ndryshme në trafik, nga të cilat 15 gjoba janë për mosrespektim të semaforit. Po ashtu, janë konfiskuar 15 patentë shoferë.
Policia bën të ditur se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë deri në arritjen e efektit të dëshiruar, me qëllim rritjen e disiplinës dhe sigurisë në trafik.