Bashkëshortja e tashmë artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, i ka bërë një dedikim motrës së tij.

Kjo me rastin e një ceremonie, ku thotë fjalët më të mira për të dhe për ndihmën që i ka ofruar gjithmonë.

Ajo thekson se ishte një motër e vërtetë, që e ka përkrahur në çdo sfidë.

 Foto: Instagram

“Edhe pse je motra e madhe e Shpatit, ti për mua ka qenë gjithmonë si motër e vërtetë…më ke dhënë dashuri pa kushte dhe më ke qëndruar afër në çdo hap”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Urime magjistratura, zemra ime. Suksese në çdo rrugë që do ndjekësh, dhe e di me shpirt që Shpati është pafund krenar për ty për forcën, për zemrën dhe për faktin që nuk u dorëzove kurrë. Të dua shumë Jehona”.

Shpati duhet kujtuar se ndërroi jetë në fund të muajit nëntor pas një sulmi në zemër.

Ai vdiq në moshën 40-vjeçare, derisa ndodhej me familjen në Itali.