1.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Selver Xhelili u drejtohet qytetarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës: Do jem zë i fuqishëm për ju në Kuvendin e Kosovës

- Advertisement -

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës Selver Xhelili i cili garon me Partinë Demokratike të Kosovës (numër 83 në listë), u ka premtuar qytetarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës se do të jetë zëri i tyre në Kuvend nëse i besojnë votën.

Ai ka thënë se ata që kanë marrë votën e banorëve të këtyre komunave nuk kanë përfaqësuar interesat e tyre.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore, respektivisht Preshevës, Bujanocit e Medvegjës: ky është një moment historik për t’u bashkuar! Le të dërgojmë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës. Për aq shumë vjet atyre që ua besuat ju votën, nuk mbështetën interesat e juaja. Ju keni shumë halle, nuk jeni të pajisur me dokumentacionet e nevojshme. Kërkoj që të gjithë të bashkoheni dhe të keni sigurinë se, për 4 vjetët e ardhshme, do të jem një zë i fuqishëm për ju në Kuvendin e Kosovës” ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit