Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Selver Xhelili tha se ka takuar njerëz të afërt të Presidentit amerikan Donald Trump sot në Washington.
“Sot, në këto orë të hershme të mëngjesit – me orë tjetër në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë, takova njerëzit e afërt të Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe ia dorëzova dy librat e Nusret Pllanës, me shpresën që në zyrën më të fuqishme të botës, të jenë humbjet, sakrificat e vuajtjet e dokumentuara të popullit shqiptar për çlirim dhe liri nga regjimi serb”, shkroi ai në një postim në Facebook.
“Gjithashtu, shpreha dëshirën e lirimit sa më të parë të udhëheqësve të çlirimit e lirisë së Kosovës, që mbahen padrejtësisht në Hagë. Edhe pak po e presim inaugurimin e njeriut më të fuqishëm në planet dhe aleatit jetik për pavarësinë e sovranitetin e Kosovës”, shtoi Selver Xhelili.