![Selmanaj thotë se këto 4 vite Kurti ka qenë shef edhe në Presidencë: Demokracia rikthehet pas zgjedhjeve Selmanaj thotë se këto 4 vite Kurti ka qenë shef edhe në Presidencë: Demokracia rikthehet pas zgjedhjeve](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/11/Driton-Selmanaj-600x360-1.jpg)
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se për këto katër vite, të gjitha institucionet e Kosovës janë drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Selmanaj ka thënë se për qytetarët është shumë e qartë që demokracia në Kosovë rikthehet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Në këto 4 vite, Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria kanë pasur një udhëheqës të vetëm politik, e ai ka qenë Albin Kurti!
Për qytetarët e Kosovë tashmë është shumë e qartë, Demokracia rikthehet pas 9 shkurtit!”, ka shkruar Selmanaj.