-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Selmanaj: Shumë mirë që Vjosa Osmani ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve të Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shkruar për fjalimin e presidentes Vjosa Osmanit në Kuvend.

Ai tha se ishte shumë mirë, por që vonë.

“Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës”, shkroi Selmanaj.

Postimi i Selmanajt:

Tashmë gjithçka është e qartë.

Në njërën anë është LDK-ja, parti shtetformuese, që ka hisen kryesore në themelimin dhe pavarësimin e Kosovës. Themeluese e shumicës së institucioneve të Kosovës, konsoliduese e shtetësisë, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe thellimit të bashkëpunimit me aleatët e përhershëm si SHBA, Britania, BE-ja, NATO etj.

Ndërsa, në anën tjetër është Vetëvendosje, e cila e mohoi dhe luftoi pavarësinë, flamurin, himnin dhe të gjithë shtetin e Kosovës, sulmoi institucionet e Kosovës, shkatërroj aleancat e Kosovës dhe e futi vendin nën sanksione dhe izolim ndërkombëtar.

Edhe pse me shumë vonesë, shumë mirë që Vjosa Osmani e ka kuptuar dhe ka filluar të rreshtohet kundër shkatërruesve dhe mohuesve të Kosovës.

Tashmë kjo ndarje është e qartë edhe për secilin votues. Zgjedhjen e bëjnë më 9 shkurt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit