7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Selmanaj: Përveç Krasniqit, Prokuroria të sqarojë rolin e Kurtit, Berishajt dhe Rizvanollit për keqpërdorimet në KEK

- Advertisement -

Deputeti, Driton Selmanaj ka shkruar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Nagip Krasniqit.

Ai është shprehur i bindur se përveç Krasniqit, ka edhe persona të tjerë që kanë keqpërdorur.

Selamanaj ka kërkuar që Prokuroria të vazhdoj hetimet dhe të sqaroj rolin e Albin Kurtit, Martin Berishaj dhe Artane Rizvanollit, rreth të gjitha keqpërdorimeve në KEK.

Postimi i plotë:

E kemi thënë me kohë, që Nagip Krasniqi është vetëm njëri ndër personat të cilët kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të favorizuar kompani për blerje të energjisë elektrike.

Këtë shqetësim e kam ngritur edhe në foltoren e Kuvendin të Kosovës, përballë atyre që e mbronin Nagipin me shokë dhe keqpërdorimet e tyre!

I bindur që ky krim nuk përfundon vetëm me Nagip Krasniqin, të cilit sot Prokuroria Speciale e Kosovës ia ngriti aktakuzën.

Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të vazhdoj hetimet dhe të sqaroj rolin e Albin Kurtit, Martin Berishaj dhe Artane Rizvanollit, rreth të gjitha keqpërdorimeve në KEK, përfshirë tregtinë me energjinë elektrike.

Tanimë “mafia” me energjinë elektrike po bëhet fakt dhe aktakuzat duhet të ngrihen ashtu siç edhe ka funksionuar ky rrjet i organizuar qeveritar”.

https://www.facebook.com/share/p/E87v5hm25JV9X46Y/?

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit