Home Lajme Selmanaj për VV-në: Hajnat në burg, e jo hajnat në zgjedhje

Selmanaj për VV-në: Hajnat në burg, e jo hajnat në zgjedhje

0
Selmanaj për VV-në: Hajnat në burg, e jo hajnat në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka thënë se “hajnat duhet të jenë në burg” e “jo hajnat në zgjedhje”.

Selmanaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se ka numër të madhe të deputetëve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për vepra penale.

“Lëvizja Vetëvendosje, në listën e dorëzuar për deputet ka kandidatë të dënuar për vepra penale, të akuzuar për vepra penale korruptive dhe persona që janë duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit”. A ju kujtohet sllogani i tyre “Hajnat në burg”, ka shkruar Selmanaj në rrjetin social ‘Facebook’.  

Ai ka theksuar se LVV-ja e harroi edhe sloganin që e kishte gjatë gjithë mandatit 4 vjeçar.

“Sapo erdhën në pushtet e harruan, madje gjatë gjithë mandatit 4 vjeçare punuan kundër këtij slogani”.

“Edhe para 4 vjetësh edhe sot ju them: Po po “HAJNAT NË BURG, E JO HAJNAT NË ZGJEDHJE”.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të enjten, ka publikuar raportin “Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”, ku njëra ndër gjetjet e këtij raport është se Kuvendi i Kosovës aktualisht përbëhet nga tetë deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

Në bazë të monitorimit, IKD, ka konstatuar gjithashtu se Qeveria aktuale e Kosovës numëron katër ministra me aktakuza aktive dhe tre të tjerë që kanë dënime aktive, transmeton albanianpost.

“Aktualisht, sipas të dhënave të monitorimit të IKD, Qeveria përbëhet nga gjashtë persona, (pesë ministra dhe kryeministri) të cilët kanë pasur ose kanë probleme me ligjin. Shprehur në përqindje, i bie se 37.5% e Qeverisë përbëhet nga persona të cilët kanë probleme me ligjin”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Xhelal Sveçla, Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë raste aktive në Gjykatë, përfshirë këtu edhe raste që kanë të bëjnë me vepra penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare.

Exit mobile version