4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Selmanaj për rastin Dehari: Vjedhja e provave ndodhi në kohën e VV-së, të publikohen incizimet

- Advertisement -

Për rastin Dehari, pas deklaratave të deputetit të VV-së, Haki Abazi, ka reaguar edhe kolegu i tij nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj.

Ky i fundit ka thënë se ky rast do transparencë, hetim të hapur dhe se sipas tij, “fshehja nuk kalon”.

Ai ka kërkuar që të publikohen “incizimet e përmendura të Haki Abazit”.

“Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!
Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.

Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.

Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.

Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!

Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit