-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Selmanaj për Asociacionin: Kushtetuesja ta ketë fjalën e fundit, nëse jo – Kurti rrezikon shtetin

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë një reagim për takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Selmanaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se cilido dokument që do të trajtohet nesër në kuadër të dialogut, Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për interpretim të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicës serbe.

“Çfarëdo dokumenti që do trajtohet nesër në Bruksel, nëse nuk e ka të përfshirë pikën e marrveshjes së vitit 2015, ku Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për intepretim të dekretit dhe statutit për asociacionin, pasojat për vendin do jenë të paparashikueshme. Pa siguresën që ajo pikë i jep Gjykatës Kushtetuese, dhe përmes saj i jep siguri Kosovës, Albin Kurti do ta rrezikojë rendin juridik, parimin e unitaritetit të shtetit dhe integritetin territorial të Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit