Selmanaj me reagim: Kujt po i pengon llogoja zyrtare e Presidencës së Kosovës?

- Advertisement -

Selmanaj ka shpërndarë fotografinë e logos së faqes së re të presidencës, ku ka thënë se heqja e logos zyrtare është veprim I qëllimshëm.

“Mosrespektimi i llogos zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe shqetësues. Heqja e llogos zyrtare të presidencës në profilin zyrtar në rrjetet sociale, nuk është një detaj i vogël teknik, por një veprim i qëllimshëm kundër simboleve shtetërore të cilat mbrohen me ligj”, ka deklaruar Selmanaj.

“Edhe pse Albulena Haxhiu ështe vetëm ushtruese e detyrës së Presidentes, ajo menjëherë është kujdesur për pamjen e faqes zyrtare në rrjetet sociale, duke e hequr nga profili llogon zyrtare të presidences së Kosovës”, ka thënë ai.

Selmanaj shton se injorimi i logos së dizajnuar në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova krijon precedent dhe dëmton besimin në institucione.

Të ngjashme

Të fundit