Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se sa ishte në opozitë, shtirej si nacionalist dhe propagandonte idenë e bashkimit kombëtar.
Ndërsa, sipas Selmanajt, tash kur Kurti është në pushtet, raportet dhe bashkëpunimi me Shqipërinë kanë arritur pikën më të ulët.
“Fatkeqësisht, këtë e dëshmoi edhe seanca e sotme e përbashkët mes dy parlamenteve tona. Në vend që të ishte një moment festiv dhe vëllazëror, seanca nisi dhe përfundoi në një atmosferë të tensionuar dhe të papërshtatshme”, shkroi Selmanaj.
Më tej, Selmanaj tha se Kurti nuk kërkon bashkim me Shqipërinë, por sipas tij, ai synon pushtet personal, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.