8.4 C
New York
Wednesday, January 29, 2025

Buy now

Selmanaj: Kurti po tallet me qytetarët, s’kanë program politik

- Advertisement -

Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është duke u tallur me popullin e Kosovës.

Sipas tij, kanë kaluar afro dy javë që nga hapja e fushatës dhe nuk është dëgjuar asnjë program politik i tyre – dhe siç tha ai janë duke provuar vetëm me slogane fyese.

Ai tha se kjo Qeveri ka dështuar në çdo sferë dhe nuk ka realizuar asnjë premtim.

“Kanë kaluar gati 2 javë nga hapja e fushatës dhe a keni dëgjuar një program të vetëm të kësaj Qeverie. S’kanë, s’dinë, nuk mundën këta. Këta provojnë me slogane herë fyese për kundërshtarët politike, herë të tilla na duhen 500 mijë vota, një diskurs i ulët përtoke, madje duke i fyer edhe historinë tonë, qytetet e caktuara. Ky është ka tallet më këtë shoqëri, me këtë popull, me votuesit e tij në radhë të parë fillimisht që e kanë votu e më pas me gjithë shoqërinë kosovare. Kurti s’ka ofertë politike ”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit