15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Selmanaj kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi t’i ndërmarrin urgjentisht këto veprime për Policinë e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se ngjarja e djeshme duhet të na shërbejë edhe për reflektim dhe reagim urgjent nga ana e institucioneve shtetërore.

Ai ka thënë se Qeveria dhe Kuvendi duhet urgjentisht t’i ndërmarrin këto veprime, rritje të pagave për policinë, pagesa të shtesave të rrezikshmërisë, plotësimi ndryshimi i Ligjit për Policinë, ku përfshihet sigurimi shëndetësor dhe sigurimi jetësor për pjesëtarët e policisë, si dhe pajisje me mjetet të domosdoshme të punës si: Vetura, uniforma policore, këpuca e çizme etj.

Postimi i tij i plotë:

Ngjarja e djeshme përveç dhimbjes dhe krenarisë, duhet të na shërbejë edhe për reflektim dhe reagim urgjent nga ana e institucioneve shtetërore.

Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet urgjentisht të ndërmarrin këto veprime:

Rritjen e pagave për Policinë e Kosovës;
Pagesa e shtesave për rrezikshmëri;
Plotësimi ndryshimi i Ligjit për Policinë, ku përfshihet sigurimi shëndetësor dhe sigurimi jetësor për pjesëtarët e policisë;
Pajisje me mjetet të domosdoshme të punës si: Vetura, uniforma policore, këpuca e çizme etj.

Nuk duhet të presim raste të tilla, për të na kujtuar se ata që mbrojnë integritetin dhe dinjitetin e shtetit tonë, meritojnë edhe trajtimin meritor.

Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës, dje, sot, përgjithmonë….!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit