Home Lajme Selimi: Vuçiq sapo shpalli zgjedhjet për 17 dhjetor, Kurti duket se i shpallë vitin tjetër, harrojeni dialogun

Selimi: Vuçiq sapo shpalli zgjedhjet për 17 dhjetor, Kurti duket se i shpallë vitin tjetër, harrojeni dialogun

0
Selimi: Vuçiq sapo shpalli zgjedhjet për 17 dhjetor, Kurti duket se i shpallë vitin tjetër, harrojeni dialogun

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq shpalli zgjedhjet e përgjithshme për 17 dhjetor.

Selimi ka thënë se me këtë, ai blen kohë mjaftueshëm për të vonuar pranimin e ndonjë gjëje për Kosovën.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund t’i shpallë zgjedhjet vitin e ardhshëm.

“Vuçiq sapo ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për 17.12.23. Të fundit ishin vetëm një vit më parë, ai ka një shumicë të madhe, kështu që nuk ka nevojë për zgjedhje. Por kjo i blen atij mjaft kohë për të vonuar pranimin e ndonjë gjëje për Kosovën. Me sa duket Kurti do t’i shpallë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Harrojeni dialogun.” – ka shkruar Selimi në Twitter.

Exit mobile version