-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Selimi: Vuçiq sapo shpalli zgjedhjet për 17 dhjetor, Kurti duket se i shpallë vitin tjetër, harrojeni dialogun

- Advertisement -

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq shpalli zgjedhjet e përgjithshme për 17 dhjetor.

Selimi ka thënë se me këtë, ai blen kohë mjaftueshëm për të vonuar pranimin e ndonjë gjëje për Kosovën.

Tutje, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund t’i shpallë zgjedhjet vitin e ardhshëm.

“Vuçiq sapo ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për 17.12.23. Të fundit ishin vetëm një vit më parë, ai ka një shumicë të madhe, kështu që nuk ka nevojë për zgjedhje. Por kjo i blen atij mjaft kohë për të vonuar pranimin e ndonjë gjëje për Kosovën. Me sa duket Kurti do t’i shpallë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Harrojeni dialogun.” – ka shkruar Selimi në Twitter.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit