13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Selimi: Sulmi i deputetëve të kultit të VV-së ndaj ShBA-së i qëllimshëm, veç lideri i dashur mund të jap urdhëra

- Advertisement -

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se sulmet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj qeverisë amerikane – pas qëndrimeve në lidhje me zhvillimet në veri – janë të qëllimshme.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Selimi ka thënë se kush e njeh VV-në, e di se këto urdhëra mund të vijnë vetëm nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo sipas Selimi, është shkatërruese.

“Sulmi i drejtpërdrejtë i deputetëve të kastës në pushtet (ose kultit) në Kosovë ndaj ambasadorit të ShBA-së dhe qeverisë amerikane nuk është i rastësishtëm, e as i pakoordinuar. Kush e njeh VV-në, e di se vetëm lideri i dashur mund të jap urdhëra dhe të lejojë deputetët e tij të sulmojnë ShBA-në. Është veprim i qellimshëm, por diplomatikisht shkatërruar.” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se së fundi, në deputet i VV-së ka thënë se ambasadori amerikan, Jeff Hovenier “nuk merr vesh në ura” dhe se ai “duhet të qëndrojë në ambasadë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit