16.3 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se me ardhjen e prokurorit Jack Smith gjithçka ndryshoi, ku sipas tij, ai hyri në proces të politizuar.

Selimi në emisionin Frontal në T7 tha se nuk ndodhi pa një arsye ngritja e aktakuzës së Hashim Thaçit, derisa ishte në aeroplan, rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prokurori Jack Smith hyri në process të politizuar, nuk është një paragjykim, apo një akuzë kotë së koti, sepse aktakuza e Thacit iu shpall derisa ishte në Aeroplan të takonte presidentin Trump për marrëveshjen me Serbinë, e njohjen me Izraelin dhe progress në marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën.

Fatkeqësisht kjo sakrificë e Thacit dhe deputetëve të cilët shumë prej tyre e kanë votu t’u mos e ditë a do të jenë të akuzum, themeluesit e UCK të gjithë kanë qenë në dylbin e akuzuesit të Dick Martyt”, tha ai.

 

Të ngjashme

Të fundit