Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me vizitën e drejtorin e CIA-s, William Burns në Kosovë.
Ai u shpreh se nuk do të donte që kryeministri i vendit, Albin Kurti të mos e takonte Burnsin.
Madje, Selimi u shpreh se një ndjenjë patriotike thotë që Kosova ka nevojë, siç u shpreh ai, t’i ndreqë marrëdhëniet me Amerikën.
“Në situatën e polarizimit total në Kosovë, ndoshta do të kishte me qenë gëzim për dikë, për opozitën, apo kushdo që është kritik ndaj qeverisë, por nuk kisha pas qejf që z.Kurti mos ta takojë z.Burns, një ndjenjë patriotike thotë që Kosova ka nevojë t’i riparojë, t’i ndreqë marrëdhëniet me Amerikën”, u shpreh ai.