-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Selimi: Prezenca e Kosovës në Uashington është dobësuar, Serbia e shfrytëzoi këtë

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke folur për raportet aktuale të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së ka thënë se ato janë lënduar dhe se kurrë më të dobëta nuk kanë qenë.

Selimi ka thënë se për këtë dëshmojnë edhe vizita e munguara të Kurtit në ShBA.

Ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 ka thënë se prezenca e Kosovës në Uashingon është dobësuar dhe këtë e ka shfrytëzuar Serbia.

“Prezenca jonë në Uashington është dobësua dhe degraduar. Kurrë më dobët se tash nuk i kemi pas punët me Amerikën. Serbia e pa dobësinë tonë e pa çfarë po ndodhe dhe e përforcojë shumë më shumë prezencën në Amerikë dhe në lobim, kjo është shumë e rëndësishme në Amerikë”, ka thënë Selimi.

Ai ka thënë se Kosova ka humbur një mandat të presidentit Biden, duke mosshfrytëzuar lidhjen e presidentit amerikan që ka me Kosovën.

Selimi ka dhënë kritika edhe për punën e Ministrisë së Jashtme duke thënë se suksesi ka qenë i mangët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit