Ish-drejtori ekzekutiv i MCC-së, Petrit Selimi tha se paralajmërimet për mbylljen e programit të MCC-së, janë vazhdimësi e lajmeve negative për Kosovën.
Ai theksoi se Kosova rrezikon të mbesë pa asnjë investim amerikan në fushën e energjisë përfshirë edhe bateritë të cilat të cilat i kërkoi qeveria Kurti.
“Më 2019 MCC ka aprovuar programin mbi 200 milionë dollarë për gaz përçues dhe termocentral me gaz. MCC ka shpenzuar mbi 5 milionë dollarë për projektim, por fatkeqësisht ky projekt u anulua nga Qeveria Kurti me 2021 e cila me vonë kërkoi projekt për bateri për të njëjtën vlerë. Fatkeqësisht edhe këtu pat vonesa në implementim dhe tash me 2025 erdh lajmi fatkeq për mbylljen e fondeve të MCC. Kosova mbeti pa gaz përçues, pa bateri dhe pa një çerek miliardë dollarë grante amerikane. Është lajm tejet i keq për Kosovën dhe e lë Kosovën në zorre qorre të rrjetëzimit dhe pavarësimit energjetik. Pasojat do të paguajnë qytetarët me mungese të rrymës dhe fatura te larta”, tha Selimi. /RTV21