8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Selimi paralajmëroi pezullimin e vizave dhe fondeve të BE-së, reagon Von Cramon

- Advertisement -

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon i ka reaguar deklaratës së ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, i cili tha se të paktën tre shtete anëtare të BE-së po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën.

Ajo tha se këtë informacion është duke e dëgjuar për herë të parë.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. Unë mund të imagjinoj se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim VisaLib dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun!” – ka shkruar ajo

Ndryshe, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se të paktën tre shtete anëtare të BE-së po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën.

Ai tha se ky është informacioni i fundit nga diskutimet brenda BE-së.

“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmendim këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete të paraqitura nga Kosova.” – ka shkruar Selimi në Twitter.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit