6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Selimi: Osmani ta ndalojë së ringjalluri rrëmujën e krijuar në Shkup, s’po përfiton askush

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka kërkuar që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta ndalojë së ringjalluri çdo të dytën ditë rrëmujën e krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku e përfshirë ishte edhe ajo vetë.

Meqë në vlerësimin e tij duke i dhënë fokus një teme të tillë nuk po përfiton as Kosova as vetë presidentja.

“Ajo kurrë nuk thotë asnjë fjalë për çështje shumë më të rëndësishme – si kërcënimet e qeverisë ndaj lirisë së fjalës deri te implozioni i diplomacisë sonë”, shkroi ai në platformën sociale, X.

Selimi ka reaguar pasi Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC) të Maqedonisë së Veriut, të premten, pas inspektimeve i kanë dhënë të drejtë punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në incidentin ku e përfshirë ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Siç raporton mediumi maqedonas, Alsat, Agjencia e Aviacionit Civil, pas rishikimit të provave edhe kontrolleve të bëra në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka konstatuar se “shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara”.

Por, përmbajtja e raportit në fjalë u mohua nga Presidenca, duke ripërsëritur qëndrimin e tyre të mëparshme se punonjësit e aeroportit kanë pasur një qasje jo-profesionale dhe kanë shkelur rregullat ndërkombëtare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit