6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Selimi: Nuk kam frikë nga drejtësia

- Advertisement -

Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij.

“Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së.

Ai tha se shpreson që në fund të procesit do të vërtetohet pafajësia e tij.

“Unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë gjithë. Pavarësisht kësaj, unë qëndroj para jush me besim të plotë se ju do të vendosni në favor të pafajësisë time”, tha ai.

Ai tha se Kosova nuk kishte një ushtri të mirëfilltë, të organizuar mirë, kishte mungesë të armëve e njerëzve. Kosova, sipas tij, nuk do ta zgjidhte kurrë luftën, por lufta sipas tij “ishte domosdoshmëri për mbijetesë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit