8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Selimi: Marrëdhëniet me shtetet e NATO-s s’kanë qenë kurrë më të këqija

- Advertisement -

 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me shtetet aleate të NATO-s nuk kanë qenë kurrë “më të këqija”, derisa për këtë e ka fajësuar diplomacinë “e dobët kosovare”.

“Unë shoh se Serbia është ftuar të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Uashignton. Shpresoj që e njëjta mirësjellje të tregohet edhe për Kosovën, megjithëse për fat të keq, marrëdhëniet tona me vendet aleate të NATO-s nuk kanë qenë kurrë më të këqija në historinë moderne të Kosovës, kryesisht për shkak të diplomacisë sonë të dobët”, shkroi ai në platformën X.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka njoftuar se është i nderuar të përfaqësojë Serbinë në Uashington në një sërë ngjarjesh gjatë javës së Samitit të NATO-s.

Ai theksoi se Serbia është e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim, ndërsa në të njëjtën kohë mbetet e përkushtuar ndaj politika e neutralitetit ushtarak dhe interesave kombëtare.

“Do të prezantoj politikën tonë dhe do të bisedoj me përfaqësuesit e vendeve me të cilat ndajmë dhe me ata me të cilët ndajmë më pak ose nuk ndajmë fare qëndrime për tema rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Gjuriç në platformën X.

Ndryshe, samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik, derisa njëra prej gjërave kryesore që do të bjerë në sy gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit