5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Selimi: Kurti s’ia mbylli derën Asociacionit

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka komentuar zhvillimet e fundit në Bruksel.

Përmes një cicërime në rjetin social “Twitter”, ai ka thënë se Kurti ka lënë të nënkuptohet që nuk ia ka mbyllur derën Asociacionit.

“Kurti u pyet për Asociacionin dhe u përgjigj: “Asociacioni është pika e fundit në paragrafin e fundit të marrëveshjes dhe tashmë dihet çka mendoj unë”. Pak e kripur, por jo mbyllje dere, përkundrazi përqendrim në sekuencë”, shkroi Selimi.

Kujtojmë se edhe vet kryeministri Kurti e pranoi se plani franko-gjerman është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

Këto deklarime i bëri në paraqitjet para gazetarëve pas takimit në Bruksel.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara.

Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak.”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit