Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka instaluar mendimin se veç një parti duhet me pas shumicën absolute.
Ai tha se një gjë e tillë është parë dhe ai nuk ka bërë asgjë në këto katër vite.
Tutje, ai tha se Kurti nuk e ka shumicën absolute dhe për këtë po flasin edhe sondazhet.
Më tej, ai tha se Kurti në fushatat elektorale është duke lëshuar batuta dhe nuk po fol për çështje serioze.
“Kurti e ka instalu njëfarë mendimi se veç një njëri duhet me sundu dhe veç një parti duhet me pas shumicën absolute. E patë shumicën absolute në Kuvend, e patë Presidencën, kryeministrin. Tri degët i kontrollojë një parti. Çka ndodhi në Kosovë? Tash po donë prapë veç vet, pa shoqëri civile, pa media. Jo nuk mund ta arrijë, nuk e ka as shumicën shqiptare sot. Sondazhet flasin shumë qartë se Kurti nuk e ka votën e shumicës shqiptare. Ndoshta do të jetë parti e para. Ai me ra poshtë po se po, opozita më fitu po se po… Z.Kurti si klaun veç batuta po lëshon dhe nuk po fol me seriozitet për çështje serioze”, ka deklaruar ai në Tëvë1.