2.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Selimi: Kurti është zhveshur nga të gjitha kauzat e tij

- Advertisement -

Analisti Selim Selimi, ka krahasuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa ka qenë në opozitë dhe tash sa është në pushtet, duke krahasuar figurën e tij me figurën e mbretit në fabulën e Andersenit.

Në emisionin “Debat Plus”, Selimi ka thënë për mbretin në përrallën e Andersenit se ka qenë një mbret i cili ka jetuar në një mbretëri që është veshur me rroba të reja dhe të mira, duke thënë ashtu si ishte Kurti në opozitë, që i kishte kauzat e mira për ndryshim, me kauzë opozitariste.

Ndërsa para ardhjes së tij në pushtet, siç thotë ai, Kurti veshej me disa rroba që nuk i veshte askush sikurse mbreti, duke thënë se Kurti vendoste që rrobat e reja të ia dizajnonte dikush tjetër, duke shtuar se është lidhur me Lajçakun, dhe siç thotë ai, Kurti doli mbret lakuriq, sepse është zhveshur nga kauza e tij.

Sipas tij, Kurti është zhveshur nga të gjitha premtimet.

“Nga kauza e tij që Kosova do të jetë e hapur, ka shkuar në eskurzion në ShBA për 20 ditë, duke e izoluar Kosovën, nga një person që i tha jo hajnisë, sot ky person po ka skandale me familjarë çdo ditë, nga ai person që e pranon një Elektroserver, për dicka që e kundërshtonte më herët”, ka thënë Selimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit