Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka vazhduar kritikat ndaj Gjykatës Speciale.
Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë po përdorë dokumente zyrtare që i referohen Kosovës si “Kosova dhe Metohija”, emërtimi ky i përdorur nga Serbia.
“Duket se Gjykata Speciale në Hagë po vazhdojnë të përdorin dokumente zyrtare që i referohen Kosovës si ‘Kosova dhe Metohija’, një shprehje e përdorur vetëm nga qeveria serbe”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në platformën “X”.
Gjithashtu, Selimi ka përmendur faktin se kjo gjykatë vazhdon t`i injorojë simbolet shtetërore të Kosovës, duke mos përdoru flamurin dhe emrin e plotë kushtetues “Republika e Kosovës”.