22.1 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Selimi i tregon Osmanit si duken takimet zyrtare me Sekretarët e Shtetit të ShBA-ve: Nuk kemi pasur të tillë që prej Hashim Thaçit

Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Perit Selimi, ka thumbuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje në ndejën e organizuar nga presidenti amerikan e ka realizuar një fotografi Sekretarët e Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Selimi ka postuar dy fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi nga takimet zyrtare që kishte me dy ish-sekretar të shtetit.

Selimi i ka treguar Osmanit se si duken takimet e rregullta dhe zyrtare bilaterale me sekretarët e Shtetit të SHBA-ve.

Sipas tij, takime të tilla Kosova nuk ka pasur preh kohës së Hashim Thaçit.

Meqë ra fjala, kështu duken takimet e rregullta dhe zyrtare bilaterale me Sekretarët e Shtetit të SHBA-ve. Ne nuk kemi pasur asnjë të tillë që prej Hashim Thaçit.”, ka shkruar Selimi.

Të ngjashme

Të fundit