Home Lajme Selimi i reagon sërish Kurtit pasi kërcënoi mediat: Sjellje jopatriotike, ndoshta edhe kriminale

Selimi i reagon sërish Kurtit pasi kërcënoi mediat: Sjellje jopatriotike, ndoshta edhe kriminale

0
Selimi i reagon sërish Kurtit pasi kërcënoi mediat: Sjellje jopatriotike, ndoshta edhe kriminale

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka bërë një tjetër reagim pas sulmit që kryeministri Albin Kurti ua ka bërë mediave të Kosovës.

Selimi e ka cilësuar këtë si “sjellje jopatriotike”, e ndoshta edhe kriminale.

Në shkrimin e tij në “X”, ai ka përmendur se Kurti ka shkuar me para të taksapaguesve nga Kosova në Nju Jork, ku nuk po lobon, por po sulmon e kërcënon.

“Sjellje jopatriotike e kryeministrit të Kosovës. Ndoshta edhe kriminale. Po përdor paratë e taksapaguesve për të udhëtuar në Nju Jork – jo për të lobuar për më shumë njohje (ka zero njohje në 4 vjet), por për të sulmuar dhe kërcënuar opozitën e mediat kosovarë, para kolegëve në tubimin e liderëve socialistë.” – ka thënë ai.

Exit mobile version