Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas deklaratës së kryeparlamentarit Glauk Konjufca në lidhje me administratat amerikane të Biden dhe Obamas.
Selimi në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se cilësimi si “pro-serb” i këtyre administratave nga pushteti në Kosovë, është ndër gjërat më fyese e qesharake që ka dëgjuar.
Tutje, ai ka përmendur se si Qeveria dhe Vetëvendosje kanë cilësuar edhe mediat, opozitën e plot të tjerë si pro-serb.
“Mes gjërave më qesharake, më fyese që kam dëgjuar kohëve të fundit, është regjimi në Kosovë që i quan Obamën dhe Bidenin si pro-serb. Tash, prit. Pra, opozita e Kosovës është pro-serbe. Mediat janë pro-serbe. Rama është pro-serbe. Trump është pro-serb. Biden është pro serb. Një linjë e lirë e sulmeve…” – ka shkruar ai.