![Selimi: Dy “gazetarët” serbë të pretenduar nga prokuroria, mbrojtja e Thaçit i demaskoi si ish-luftëtarë e kriminelë Selimi: Dy “gazetarët” serbë të pretenduar nga prokuroria, mbrojtja e Thaçit i demaskoi si ish-luftëtarë e kriminelë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/Petrit-Selimi-640x358-640x358-1-600x358-1.jpg)
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve është duke e thënë fjalën e saj hyrëse në seancën e sotme pranë Dhomave të Specializuara.
Në kuadër të mbrojtjes, avokati i Thaçit Misetic sipas Petrit Selimit e ka treguar sikletin e Prokurorisë, kur u shfaqen si ish luftëtarë e kriminelë, dy nga gazetarët e paraqitur nga Prokuroria, me pretendimet se ishin gazetarë e u rrahën nga Thaçi.
“Siklet i plotë i Prokurorisë Speciale. AvokatI mbrojtës, Misetic, me provat zyrtare të Tribunalit të Hagës tregon se “dy gazetarët” serbë të pretenduar nga prokuroria që janë rrahur nga Thaçi, kanë qenë ish-luftëtarë dhe kriminelë të dyshuar të luftës nga luftërat në Kroaci.”