Selena Gomez fitoi edhe një herë vendin e parë në Instagram. Aktorja, këngëtarja dhe producentja u bë femra më e ndjekur në Instagram edhe një herë duke lënë pas Kylie Jenner të familjes Kardashian-Jenner.
Nuk është hera e parë që Selena Gomez zë vendin e parë, ajo ka qenë prej vitesh e preferuara në Instagram. Ajo u kalua nga këngëtarja Ariane Grande në vitin 2019, por Grande u tejkalua më vonë nga Jenner, e cila u bë gruaja e parë në Instagram me 300 milionë ndjekës.
Ndjekësit e aktores dhe këngëtares arritën në 387 milionë, ndërsa Jenner në 380 milionë ndjekës.
Gomez përditëson shpesh llogarinë e saj, ku mund të shihen imazhe nga jeta e saj personale, aktivitetet e saj profesionale dhe fushatat që ajo mbështet, si kjo për shëndetin mendor, pasi ajo vetë vuan nga çrregullimi bipolar. Me dialogun publik që hap, ajo ndihmon në luftimin e stigmës së sëmundjeve mendore.