6 C
New York
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

Selena Gomez qenka fejuar muaj më parë, por nuk e bëri publike për shkak të Justin Bieber?

- Advertisement -

Selena Gomez dhe Benny Blanco u fejuan pas pak më shumë se një viti lidhje. Lajmin e lumtur e ka ndarë aktorja pak ditë më parë në profilin e saj në Instagram. Krahas një sërë fotografish, Selena shkroi:

Përgjithmonë fillon tani!

Ky lajm erdhi su surprizë dhe lumturoi shumë fansat e dyshes së njohur të artistëve. Megjithatë, shumë pak mund ta dinë se dyshja u fejuan që në muajin gusht, por nuk e bënë publike fejesën e tyre dhe kjo jo pa qëllim.

Shkak për këtë është bërë fakti se gjatë atij muaji ish-partneri i saj Justin Bieber mirëpriti fëmijën e tij të parë me Hailey Bieber. Këngëtarja dhe aktorja e njohur nuk dëshironte që fejesa e saj të lidhej me këtë moment të Justin dhe shmangu një reagim të fansave.

Hailey Bieber dhe Selena Gomez, dy emra të njohur të showbizit, kanë pasur një histori të ngarkuar për shkak të lidhjes së tyre të kaluara me Justin Bieber. Megjithatë, duket se marrëdhënia e tyre është përmirësuar kohët e fundit. Pas lajmit të fejesës së Selena Gomez me producentin muzikor Benny Blanco, Hailey Bieber ka treguar mbështetje për të duke pëlqyer postimin që Gomez bëri në Instagram, ku ajo njoftoi për këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënie.

Rikujtojmë se, unaza e fejesës e Selena Gomez ka tërhequr menjëherë vëmendjen, jo vetëm për dizajnin mahnitës, por edhe për vlerën e saj të jashtëzakonshme. Ekspertët e diamanteve kanë vlerësuar se unaza mund të ketë një çmim që arrin deri në 800,000£ (rreth 1 milion dollarë). Laura Taylor, një specialistja e njohur në fushën e unazave të fejesës dhe martesës nga Lorel Diamonds, e ka përshkruar këtë zgjedhje si një dizajn të elegant dhe të përjetshëm, i cili është në harmoni të plotë me stilin e Selena Gomez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit