Këngëtarja dhe aktorja amerikane Selena Gomez u martua së fundmi me producentin muzikor Benny Blanco, dhe tani ajo ka publikuar një pjesë të atmosferës nga festimi i dasmës.
Festa u mbajt në Santa Barbara. Pas fustanit të saj luksoz të nusërisë, ajo ndërroi rrobat me një krijim të Ralph Lauren në stilin e viteve 1950. Ajo përdori grim nga marka e saj, Rare Beauty. Ndjekësit e uruan çiftin për kapitullin e tyre të ri në jetë.
“Përrallat bëhen realitet! Gjithë të mirat”, “Do t’i vendos në kornizë të gjitha këto foto”, “Dashuri dhe bukuri”, “Çifti më i bukur”, janë disa nga komentet në Instagram.
Revista Vogue raportoi se të ftuar ishin 170, përfshirë Taylor Swift, Steve Martin, Paul Rudd dhe Martin Short. Selena u shoqërua drejt altarit nga gjyshi i saj, David Cornett.
Çifti u takua kur Selena ishte adoleshente. Gjashtë vjet më parë ata bashkëpunuan në këngën “I Can’t Get Enough”. Në gusht të vitit 2023, ata punuan në këngën e saj “Single Soon”, dhe në dhjetor të të njëjtit vit u konfirmua se ishin në një lidhje.
Ata u fejuan në fund të vitit të kaluar. Ajo ndau një foto në rrjetet sociale ku tregonte unazën e fejesës dhe shkroi: “Përgjithmonë fillon tani”.