Home Rozë Selena Gomez heq dorë nga rrjetet sociale!

Selena Gomez heq dorë nga rrjetet sociale!

0

Selena Gomez ka vendosur të shkëputet për disa kohë nga rrjetet sociale. Ditën e hënë, këngëtarja e njohur e hitit “Single Soon”, ka zbuluar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, se do të shkëputet nga rrjetet sociale pasi po e përjeton tmerrsisht keq horrorin, urrejtjen dhe terrorin që po ndodh në botë.

Njerëz që po torturohen dhe vriten ose urrejtja ndaj çdo grupi është e tmerrshme”, ka shkruar Selena, duke shtuar: “Të gjithë njerëzit duhet të mbrohen, veçanërisht fëmijët dhe kjo dhunë duhet të përfundojë për të mirën e të gjithëve”.

“Me vjen shumë keq nëse fjalët e mia nuk do të jenë kurrë mjaftueshëm për të gjithë. Thjesht nuk mund të duroj dot që njerëzit lëndohen. E gjitha kjo më bën të ndihem keq. Do doja shumë ta ndryshoja botën. Por një post nuk do e ndryshojë”.

Ylli i “Only Murders in the Building” e ka mbyllur postimin e saj, duke shkruar: “Me dashuri, Selena”.

Në një tjetër postim, Gomez ka postuar një fotografi të vjetër të motrës së saj të vogël, Grace Elliott Teefey, përmes të cilit shpjegon se të paturit një motër e ka bërë atë më shumë sensitive nga gjërat negative të jetës.

Të paturit një motër më ka bërë më shumë sensitive. Do bëja çdo gjë për fëmijët dhe jetët e pafajshme”.

Exit mobile version