Ajo vendosi që t’u tregojë ndjekësve të saj copëza nga filmi i ri përmes një postimi në Instagram, ku Selena shfaqet me flokët e shkurtër mbi supe dhe 100% bionde, ndërsa prej shumë kohësh ajo nuk ka hequr dorë nga flokët e errët dhe brunë.
Për pak nuk e njohëm Selena Gomez pas ndryshimit të fundit.
“Emilia Pérez” është një dramë muzikore që ka në fokus zhvillimet brenda një karteli droge në Meksikë. Ky është roli i parë i Gomez në gjuhën spanjolle.
“Gjëja më e frikshme ishte të flisje në spanjisht, sigurisht,” rrëfeu ajo për “Vanity Fair” pak kohë më parë.
Filmi debutoi në “Festivalin e Filmit” në Kanë në fillim të këtij viti dhe Gomez mori pjesë në premierë e veshur me një fustan të kuq. Gomez, bashkë me dy yjet e tjerë të filmit. aktoret Zoe Zaldana dhe Karla Sofía Gascón, të cilat morën çmimin si aktoret më të mira në festival.
Për Gomez, “Emilia Perez” është një projekt shumë i veçantë, edhe për disa arsye të tjera.Për pak nuk e njohëm Selena Gomez pas ndryshimit të funditFOTO: Shanna Besson
“Kam kaluar shumë nga jeta ime duke u përpjekur të thyej idenë dhe perceptimin se kush jam,” tha ajo për “The Hollywood Reporter”, duke shtuar se: “Regjisori Jacques, nuk dinte asgjë për mua, por thjesht më dha një shans dhe më besoi një punë kaq të madhe. Ndërsa unë, gjithmonë i zgjedh projektet sipas regjisorit, përmbajtjes, mesazheve etj,” përfundoi ajo.