18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Selektori Franco Foda flet për përballjen e Kosovës me Zvicrën

- Advertisement -

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur sot në konferencë për shtyp për ndeshjen e së premtes me Zvicrën.

Dardanët do ta hapin kampanjën kualifikuese për Botërorin 2026 pikërisht kundër Helvetikëve, ndërsa trajneri gjerman e sheh këtë si një sfidë aspak të lehtë.

“Se a do të fitojmë apo jo, do të shihet të premten pasi unë nuk jam parashikues. Por, ne kemi besim, kemi treguar kualitet në ndeshjet e kaluara. E njohim mirë Zvicrën, i njohim mirë pikat e forta dhe të dobëta ta saj. Nëse paraqitemi si ekip, të bashkuar, dhe nëse i zbarkojmë të gjitha kërkesat në fushë, mund të arrijmë fitore apo të paktën barazim.”

Më pas, Kosova do të luajë të hënën tjetër me Suedinë në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit