Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka ngritur në qiell Albion Rrahmanin.
Sulmuesi kosovar po gëzon formë të hatashme në vitet e fundit në ekipet ku luajti, ndërsa trajneri gjerman mendon se tash është koha që “Lewandowski i Kosovës” t’i shfaq vlerat e tij edhe tek Kombëtarja.
Foda pret shumë nga Rrahmani për ndeshjet e shtatorit, ndaj Rumanisë dhe Qipros, të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa e gëzon fakti se krejt sulmuesit janë në formë të mirë.
“Albion Rrahmani është një lojtar mjaft i talentuar. Është i shpejtë, është i mirë në goditjet me kokë, në hapësirën e poshtme luan shumë mirë. E ka bërë hapin e radhës, e ka ndërruar ekipin duke kaluar te Sparta Praga dhe tani e ka kohën që ta tregojë veten edhe tek Kombëtarja e Kosovës”, deklaroi Foda sot në konferencë për shtyp.